Home Edukim Zyrtari amerikan: Nuk ka ushtarë të vdekur nga sulmi raketor i Iranit

Zyrtari amerikan: Nuk ka ushtarë të vdekur nga sulmi raketor i Iranit

13 views
0
SHARE

Një zyrtar amerikan tha se sipas informacioneve të para nuk ka viktima nga pala e SHBA-ve nga sulmi i Iranit me raketa balistike ndaj bazës ajrore amerikane në Irak Ayn al-Asad, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari amerikan, në deklaratën për CNN, duke theksuar se asnjë amerikan nuk ka humbur jetën nga sulmi raketor iranian, tha se vazhdon hetimi në lidhje me sulmin.

Një zyrtar tjetër amerikan, tha se ushtria është paralajmëruar para sulmit dhe personeli ushtarak ka hyrë në strehimore.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në postimin në rrjetin social Twitter, tha se pas sulmit vazhdon vlerësimi i dëmit. “Gjithçka është në rregull. Raketat e hedhura nga Irani, shënjestruan 2 baza ushtarake në Irak. Gjithçka është në rregull deri më tani. Kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë”, shkroi ai.

Ndërkohë, sipas televizionit shtetëror iranian, në sulmet me raketa balistike mbi bazat ushtarake të Irakut janë vrarë 80 shtetas amerikanë.

SHPËRNDAJE

Zyrtari amerikan: Nuk ka ushtarë të vdekur nga sulmi raketor i Iranit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here