Home Edukim Zyrtarët që shpenzuan në kurriz të qytetarëve/ Shuma marramendëse që MTI shpenzoi...

Zyrtarët që shpenzuan në kurriz të qytetarëve/ Shuma marramendëse që MTI shpenzoi për derivate

19 views
0
SHARE

Keqpërdorimi me vetura zyrtare ka qenë një dukuri që nuk ka pasur përmirësim as gjatë Qeverisë Haradinaj.

Qindra raportime janë bërë se si në mesnatë zyrtarët e shtetit kanë shëtitur me vetura zyrtare rrugëve të Kosovës, bile në shumë raste ato janë përdorur edhe për nevoja personale/familjare.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka medaljen “e artë” sa i përket shpenzimeve të bëra gjatë dy vite qeverisje.

Në posedimin e dokumentit zyrtar që ka qasje lajmi.net thuhet, se ministria Tregtisë dhe Industrisë, e cila udhëhiqet nga Endrit Shala, ka bërë shpenzime marramendëse edhe sa i përket kostos për derivate të naftës.

Gjatë periudhës kohore 2018/2019, ministria ka shpenzuar hiç më pak se 70 mijë euro.

Shpenzimet e karburanteve për vitin 2018 janë 39,194.46 euro.

Shpenzimet e karburanteve për vitin 2019 janë 30,976.17 euro.

Lajmi.net raportoi lidhur me shpenzimet e përgjithshme të zyrtarëve të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për shpenzimet në udhëtime zyrtarë.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/zyrtaret-qe-shpenzuan-ne-kurriz-te-qytetareve-shuma-marramendese-qe-mti-shpenzoi-per-derivate/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here