Home Edukim ZKA publikon raportin: Ushqimi në tregje s’është mjaftueshëm i sigurt

ZKA publikon raportin: Ushqimi në tregje s’është mjaftueshëm i sigurt

14 views
0
SHARE

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) bëri publik raportin e performancës “Siguria e Ushqimit, rast studimi: produktet e mishit dhe të grurit”.  

Raporti konstaton se institucioni përgjegjës Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ende nuk e ka plotësisht funksional sistemin e sigurisë në tërë zinxhirin ushqimor dhe për pasojë nuk ka siguri se ushqimi në treg është mjaftueshëm i kontrolluar dhe është i sigurt për konsumatorin.

Gjetjet e auditimit nxjerrin në pah mangësitë në procesin e planifikimit të kontrolleve dhe mungesën e analizës së rreziqeve.

Në raport thuhet se vlerësimi i sigurisë në ushqim përmes listave të kontrollit nuk i përfshinë të gjitha parimet e Analizës së Rrezikut dhe Pikave të Kontrollit Kritik (HACCP).

Për më tepër, as Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë nuk është i akredituar për të gjitha analizat e nevojshme për siguri në ushqim.

Pos kësaj, edhe mënyra e marrjes së mostrave në pikat inspektuese kufitare nuk ofron mjaftueshëm siguri se produktet të cilat hyjnë në treg kontrollohen si duhet dhe sipas procedurave të vendosura.

Raporti thekson se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ende nuk i ka kompletuar procedurat dhe standardet e nevojshme për të siguruar se inspektorët sanitarë dhe fitosanitarë janë duke kryer kontrolle zyrtare në pajtim me standardet e sigurisë për ushqim.

Auditimi konkludon se inspektorët komunal nuk janë transferuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe nuk ka koordinim të mirë të kontrolleve mes nivelit qendror dhe lokal.

Zyra Kombëtare e Auditimit i rekomandon Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që të kryejë kontrolle cilësore, duke siguruar zbatimin e parimeve të Analizës së Rrezikut dhe Pikave të Kontrollit Kritik (HACCP), të cilat janë bazë për të ofruar siguri në ushqimin për konsumatorë.

Ky auditim është realizuar për të vlerësuar nëse Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur sistem adekuat për të ofruar siguri në ushqim. Raporti përfshinë vitin 2018 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2019.

http://mesazhi.com/zka-publikon-raportin-ushqimi-ne-tregje-seshte-mjaftueshem-i-sigurt/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here