Home Edukim Zjarr në një fabrikë në Indi, 43 të vdekur

Zjarr në një fabrikë në Indi, 43 të vdekur

20 views
0
SHARE

Si pasojë e zjarrit në një fabrikë në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, kanë humbur jetën të paktën 43 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth orës 05:30 sipas kohës lokale zjarri ka përfshirë një fabrikë 5-katëshe për prodhimin e kartonit që ndodhet në njërin prej bulevardeve kryesore të New Delhit, njoftojnë mediat lokale.

Si pasojë e flakëve, zjarrfikësit kanë patur vështirësi për të ndërhyrë për shkak të rrugës së ngushtë ndërsa në këtë fatkeqësi e kanë humbur jetën 43 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Drejtori i shërbimeve të zjarrfikësve në New Delhi, Atul Gard tha se për fikjen e zjarrit kanë ndërhyrë më shumë se 50 efektivë dhe se që nga ora 09:30 sipas kohës lokale janë dërguar në spital 53 persona, shumica e të cilëve kanë humbur vetëdijen si pasojë e helmimit nga tymi.

Ndërkohë thuhet se lidhur me shpërthimin e zjarrit kanë nisur hetime

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/zjarr-ne-nje-fabrike-ne-indi-43-te-vdekur/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here