Home Education Zhvillime të pritshme në Arabinë Saudite: Princi i Kurorës bëhet Mbret, ja...

Zhvillime të pritshme në Arabinë Saudite: Princi i Kurorës bëhet Mbret, ja ç’mund të ndodhë

55
0
SHARE

Media të ndryshme, ndër to dhe Daily Mail, njoftojnë se javën e ardhshme do ketë një zhvillim historik në kupolën drejtuese të Mbretërisë Saudite. Mbreti Salman ka vendosur të japë dorëheqje javën e ardhshme, për të shpallur më pas të birin, Princin e Kurorës, Muhamed bin Salman, si pasardhësin e tij.

Mbreti 81-vjeçar do të vazhdojë të jetë një figurë ceremoniale, duke i dhënë djalit të tij udhëheqjen zyrtare të vendit, njofton Daily Mail duke iu referuar burimeve mbretërore.

“Në rast se nuk do të ketë zhvillime dramatike deri atëherë, Mbreti Salman do të njoftojë emërimin e MBS (siç njihet ndryshe Princi me ankronim) si Mbretin e Arabisë Saudite javën e ardhshme”, citohet të kenë thënë burimet, duke shtuar se “Mbreti Salman do të luajë rolin e mbretëreshës së Anglisë. Ai do të mbajë vetëm titullin ‘Kujdestari i dy Vendeve të Shenjta’”.

Burimi pohoi se menjëherë pasi të kurorizohet si Mbret, Princi do të zhvendosë vëmendjen e tij në Iran, që shihet si një perandori rivale e naftës me Arabinë Saudite në Lindjen e Mesme, duke shtuar gjithashtu frikën e një veprimi të mundshëm ushtarak. Ai gjithashtu do të sigurojë ndihmën e ushtrisë izraelite për të shtypur Hezbollahun, milicinë libaneze të mbështetur nga Irani, citohet të ketë thënë burimi.

“MBS është i bindur se ai duhet të godasë Iranin dhe Hezbollahun”. tha ai. “Në kundërshtim me këshillat e pleqve të familjes mbretërore, ky është objektivi tjetër i MBS”, vijon të citojë burimi Daily Mail.

“Plani i MBS është të hapë vatër lufte në Liban, por ai shpreson dhe llogarit mbështetjen ushtarake izraelite. Ai i ka premtuar Izraelit miliarda dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë financiare nëse ata janë dakord. MBS nuk mund të përballet me Hezbollahun në Liban pa Izraelin. Plani B është që të luftojë Hezbollahun në Siri”, tha burimi.

Tensionet janë rritur në mes të Arabisë Saudite dhe Iranit, pasi qeveria saudite fajësoi Teheranin për një sulm raketor pranë Riadit më 4 nëntor. Raketa u lëshuar nga Jemeni fqinj dhe po shkonte drejt kryeqytetit saudit para se të rrëzohet për tokë. Ministri i jashtëm saudit, Adel Jubair, tha se Irani ishte përgjegjës dhe e quajti sulmin “një akt lufte”.

Ndërkohë, një tjetër zyrtar i lartë saudit hodhi poshtë spekulimet në rritje që Princi i Kurorës së shpejti do të ngjitet në fron. “Nuk ka asnjë mundësi që mbreti të abdikojë”, citoi Bloomberg një zyrtar anonim.

“Mbretërit saudit zakonisht qëndron në pushtet edhe kur shëndeti i dobësuar i pengon ata të kryejnë punën e tyre”, tha zyrtari në kushte anonimiteti. Ai vuri në dukje shembullin e mbretit Fahd, i cili qëndroi si monark deri në vdekjen e tij në vitin 2005 pavarësisht se ishte i sëmurë rëndë në vitet e fundit të mbretërimit të tij. /tesheshi.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here