Home Edukim Zgjidhet Komisioni i ri Evropian në krye me Ursula von der Leyen

Zgjidhet Komisioni i ri Evropian në krye me Ursula von der Leyen

30 views
0
SHARE

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian sot u konfirmua përbërja e re e Komisionit Evropian të udhëhequr nga presidentja Ursula von der Leyen, raporton Anadolu Agency (AA).

Von der Leyen dhe 26 komisionerët nga secili anëtar i BE-së do të marrin detyrën më 1 dhjetor, tani të aprovuar nga vota konfirmuese e Parlamentit Evropian.

461 anëtarët e Parlamentit votuan në favor të Kolegjit të ri të Komisionerit ndërsa 157 ishin kundër dhe 89 abstenuan nga votimet.

Më herët gjatë ditës, Von der Leyen nënvizoi përparësitë e reja të Komisionit Evropian përpara seancës plenare të Strasburgut të PE-së.

“Partnerë të fortë e bëjnë BE-në të fortë”, tha ajo duke iu referuar politikës së jashtme të BE-së e cila është përpara një fillimi të ri.

Ajo gjithashtu konfirmoi se BE-ja synon të jetë formësuesi i një rendi më të mirë global dhe kampion i multilateralizmit.

Presidentja premtoi se blloku “do të investojë në aleanca dhe koalicione për të përparuar vlerat tona” sepse “vendet nga Lindja në Perëndim, nga Jugu në Veri kanë nevojë që Evropa të jetë një partner i vërtetë”.

Për zgjerimin e BE-së, Von der Leyen u dërgoi një mesazh vendeve të Ballkanit Perëndimor duke riafirmuar se ata ndajnë të njëjtin kontinent, histori, kulturë dhe fat.

“Dyert tona mbeten të hapura”, tha ajo.

Ajo e quajti Josep Borrell-in, komisioner përgjegjës për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, një “diplomat me përvojë” dhe siguroi se Borrel në ekip me Oliver Varhelyi, në krye të zgjerimit dhe fqinjësisë dhe Janez Lenarcic, i ngarkuar me menaxhimin e krizave “do të bëjnë një punë të paçmuar së bashku”.

http://mesazhi.com/zgjidhet-komisioni-i-ri-evropian-ne-krye-me-ursula-von-der-leyen/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here