Home Edukim Ylli i YouTube-it! 5-vjeçarja ruse që fiton plot 18 milionë euro në...

Ylli i YouTube-it! 5-vjeçarja ruse që fiton plot 18 milionë euro në vit

14 views
0
SHARE

Paraja nuk njeh moshë! Revista e famshme Amerikane “Forbes”, ka publikuar listën e personave që fitojnë më shumë para nga rrjeti social “YouTube”.

Ajo që bien në sy është vendi i tretë i listës, e cila mbahet nga 5-vjeçarja ruse Anastasia Radzinskaya. 5-vjeçarja arrin të fitojë nga ky shërbim 18 milionë euro në vit vetëm duke shpërndarë video në “YouTube”.

Gjithçka nisi kur prindërit e saj i hapën një kanal në “YouTube” dhe në të postonin video trajnimi, pasi vogëlushja u diagnostikua me paralizë cerebrale. Mjekët i kishin humbur shpresat dhe mendonin që Anastasia nuk do të fliste më kurrë, por prindërit ishin të mbushur plot me shpresë.

Ata menduan në këtë mënyrë që të shihnin përparimin e vajzës së tyre dhe nga ai moment e deri më sot vogëlushja është përmirësuar ndjeshëm. E ëma dhe i ati postonin Anastasian duke luajtur me prindërit, macen, por ndanë dhe histori të ngjashme si të vogëlushes. Bujë bëri një udhëtim i 5-vjeçares në kopshtin zoologjik në vitin 2018, video e cila është parë më shumë se 767 milionë herë, duke e kthyer vogëlushen në një yll të vërtetë dhe një nga personat më të pasur të rrjetit.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/ylli-i-youtube-it-5-vjecarja-ruse-qe-fiton-plot-18-milione-euro-ne-vit/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here