Home Business Xhenxhefili si erëz dhe si ilac në këndvështrim profetik

Xhenxhefili si erëz dhe si ilac në këndvështrim profetik

6
0
SHARE

Duke përshkruar kënaqësitë që besimtarët do t’i shijojnë në Xhennet, All-llahu i gjithëfuqishëm thotë: “Dhe u jepet të pinë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (xhenxhefil – bimë aromatike)”. (El Insan, 17)

Ebi Sa’id el-Hudri ka thënë: “Perandori bizantin i kishte dërguar një qyp me xhenxhefil turshi të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., si dhuratë, dhe i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i dha secilit ashab nga një sasi të kësaj, dhe mua më dha gjithashtu”. (Është shënuar në librin Mjekësia e Pejgamberit të Ebu Na’imit).

Xhenxhefili është i nxehtë në shkallë të dytë, kurse i lagësht në shkallë të parë. Xhenxhefili prodhon nxehtësi trupore dhe është purgativ (pastrues) i lehtë. Ndihmon tretjen dhe lehtëson mbylljet e kohëpaskohshme të mëlçisë të shkaktuara nga ftohtësia ose lagështia.

Ngrënia e xhenxhefilit ose vënia e tij në kapakët e syve lehtëson (eviton) humbjen e përkohshme të të parit, i cili është një formë e glaukomës (rritje e tensionit të syrit) që është shkaktuar nga lagështia, e cila gjendet në bebzën e syrit. Xhenxhefili rrallon dhe mënjanon gazrat e dendur, të cilët grumbullohen në zorrë ose lukth, dendëson fluidet e trupit, përshpejton marrëdhëniet seksuale dhe është shumë veprues në shërimin e fluideve dhe lëngjeve që mbledhen në trup (lat. Edem).

Shurupi i xhenxhefilit gjithashtu qetëson lukthin dhe u siguron njerëzve të moshuar energjinë dhe fuqinë. Pirja e tretsirës së nxehtë, në sasi dy dramë xhenxhefil të ëmbëlsuar me sheqer, zvogëlon ngjitjen e trombociteve të gjakut dhe ndihmon disa pacientë, gjaku i të cilëve koagulohet më shumë.

Xhenxhefili është rregullues për ilaçe që shkaktojnë të vjella dhe shërben për shërimin e tretjeve të çrregulluara, të fermentuara apo të prishura (lat. Dispepsia) dhe ënjtjeve që shoqërohen me dhembje. Gjithashtu ndihmon njerëzit që vujanë nga bronkitet kronike. Xhenxhefili ndihmon edhe në zbërthimin e mukusit viskoz, ndihmon tajitjen e pështymës dhe, përveç të tjerave, ndihmon në shpërlarjen e pështymës viskoze.

Në realitet xhenxhefili shërben dhe është i mirë të përdoret te sëmundjet e mëlçisë dhe të lukthit, si dhe te personat flegmatikë, me temperament të ftohtë. Xhenxhefili turshi ose i konservuar është i nxehtë dhe i thatë. Ndihmon tajitjen e spermës, nxit pasionin për seks, lehtëson absorbimin e përbërësve tretës, komponohet me temperamentin flegmatik të mëlçisë dhe të lukthit dhe e largon urthin e përkohshme të lukthit, që është shkaktuar nga ngrënia e pemëve. Xhenxhefili freskon frymëmarrjen dhe e ekuilibron ushqimin e ftohtë dhe të rëndë për tretje. All-llahu e di më së miri.

MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here