Home Edukim Vritet në një sulm të SHBA-së komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit...

Vritet në një sulm të SHBA-së komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit në Bagdad

9 views
0
SHARE

Përmes një sulmi ajror pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit është vrarë komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit dhe një anëtar i lartë i grupit Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qasem Soleimani, komandant i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, dhe Abu Mahdi al-Muhandis, nënkryetar i grupit Hashd al-Shaabi, apo Njësitë Popullore të Mobilizimit (NJPM), u vranë në një sulm me dron, thanë mediat lokale.

Ndërkohë, SHBA konfirmoi se në një sulm ajror pranë aeroportit në Bagdad është vrarë komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani.

“Me urdhër të Presidentit (Donald Trump), ushtria amerikane ka ndërmarrë një veprim vendimtar mbrojtës për të mbrojtur personelin e SHBA-së jashtë vendit duke vrarë Soleimanin”, tha Pentagoni në një deklaratë.

Soleimani prej disa kohësh ishte komandant i Forcave Kuds, i cili ishte përfshirë në listën e grupeve terroriste nga SHBA-ja që nga viti 2007. Grupi vlerësohet të ketë 20.000 anëtarë.

Menjëherë pas raportimit për vrasjen e udhëheqësit ushtarak, Trump postoi flamurin e SHBA-së në Twitter pa asnjë koment.

Pentagoni akuzoi Soleimanin se po planifikonte të kryente sulme ndaj diplomatëve dhe stafit të SHBA-së në Irak dhe rajon, duke thënë se udhëheqësi i vrarë ishte përgjegjës për vdekjen e qindra anëtarëve të stafit amerikan dhe të koalicionit.

“Ky sulm kishte për qëllim pengimin e planifikimit të sulmeve të ardhshme të Iranit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë dhe interesat tona kudo që janë në gjithë botën”, thuhet në deklaratë.

Sulmi erdhi mes tensioneve Iran-SHBA, pasi mijëra irakianë sulmuan kompleksin e ambasadës amerikane në Bagdad të martën, duke protestuar kundër sulmeve ajrore të së dieles në Irak dhe Siri kundër milicisë Kataib Hezbollah, në të ciliat u vranë të paktën 25 luftëtarë.

Sulmet ajrore ishin përgjigje të një sulmi me raketa të premten në një bazë ushtarake amerikane në Kirkuk, për të cilën u fajësua Kataib Hezbollah, i cili është pjesë e grupit Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani. Sulmi i së premtes la të vrarë një kontraktues amerikan dhe plagosi katër anëtarë të stafit amerikan.

http://mesazhi.com/vritet-ne-nje-sulm-te-shba-se-komandanti-i-gardes-revolucionare-te-iranit-ne-bagdad/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here