Home Edukim Vriten një 20 vjeçar nga Kosova në Itali

Vriten një 20 vjeçar nga Kosova në Itali

8 views
0
SHARE

Erion Morina, 20 vjeçar nga Kosova u gjet i vdekur sot në Itali.

Morina, që me prejardhje është nga fshati i Drenoc i Malishevës, dyshohet se u vra, transmeton lajmi.net.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Morina pas një mosmarrëveshje me disa persona, u sulmua me grushte e më pas me armë të ftohtë.

Gjithnjë sipas asaj që raportohet, trupi i Morinës pas ekzekutimit u hodh në lum nga personi që kreu krimin.

Më pas, deri tek gjetja e trupit erdhi pasi që afër kanalit të lumit u panë shenja gjaku.

Mediat në Itali raportojnë se karabinierët janë duke e hetuar rastin, dhe se aktualisht janë duke ndërmarrë disa operacione. 

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/vriten-nje-20-vjecar-nga-kosova-ne-itali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here