Home Education Vdes Is’hak Ferhani, dijetari që la pas gjurmë të pashlyera

Vdes Is’hak Ferhani, dijetari që la pas gjurmë të pashlyera

6
0
SHARE

Me të vërtetë humbja e dijetarëve është humbje e dijes dhe e botës mbarë ngase humbja e tyre ngjason me shuarjen e yjeve që ndriçojnë rrugën e udhëtarëve deri në agimet shpresëdhënëse. Prandaj, me plotë të drejtë mund të themi se humbja e njerëzve të dijes do të thotë shtim i errësirës dhe ç’oriemtim në tokë.

E tillë mund të llogaritet edhe humbja e Prof. Dr. Is’hak Ferhanit, i cili ishte një dijetar, një mendimtar, një ideolog, visionar, euroditë dhe me plotë të drejtë mund të themi se ishte një enciklopedi e gjallë e mendimit bashkëkohorë dhe frymës reformatore të botës islame dhe më gjërë.

Por, kush ishte në të vërtetë Is’hak Ferhani?

Ai ishte Ebu Ahmed bin Is’hak bin Ahmed Ferhan, i lindur në Ayn Karim të Kudusit, në vitin 1934. Shkollimin fillorë e kishte përfunduar në vendlindje gjatë viteve 1941-1948. Shkollimin e Mesëm e përfundon në Salt të Jordanisë, gjatë viteve 1949-1953. Ai arriti që, si studenti më i dalluar, të përfundon studimet në fushën e Kimisë në Universitetin Amerikan në Bejrut, në vitin 1957. Pastaj, arrinë që të përfundojë studimet Mastër në Kimi-Fizikë në Universitetin Amerikan në Bejrut dhe përsëri ishte studenti më i dalluar. Mastërin e përfundon në vitin 1958, për të vazhduar me studimet për një Mastër tjetër në fushën e Edukimit, ku edhe arirnë që të diplomohet në këtë fushë nga Universiteti Kolombia në Nju York në vitin 1964. Për të vazhduar më pas me studimet në doktorratë në fushën e Edukimit/ Parapërgatitja e mësimdhënësve dhe kurrikulave mësimore, ku u diplomua nga Universiteti Kolumbia në Nju York, në vitin 1964.
Kishte marrë edhe disa çmime prestigjioze siç ishte ‘’Çmimi i nderit në fushën e Edukimit’’, që ndahet nga Ministria për Edukim dhe Arsimim e Jordanisë. Po ashtu, kishte marrë ‘’Çmimin e nderit të pavarësisë së Jordanisë’’, çmim ky që ndahet nga Kabineti Mbretëror i Jordanisë.
Po ashtu, kishte një përvojë të madhe të punës dhe angazhimit në sektore dhe fusha të ndryshme. Ai kishte punuar si mësimdhënës dhe ligjërues në shumë shkolla dhe universitete të ndryshme, si brenda po ashtu edhe jashtë Jordanisë.
-Ishte Drejtor i Drejtorisë për parapërgatitjen e kurrikulës mësimore dhe akreditimit të mësimdhënësve, pranë Ministrisë së Edukimit dhe Arsimit në Jordani, 1964-1965.

-Ishte përgjegjës për zhvillimin dhe reformimin e metodave mësimore dhe teksteve shkollore brenda Jordanisë, proces ky që kishte zgjatur 9 vite dhe, si proces në vete kishte përfshirë mbi 3000 tekste shkollore, hartim të planëprogramit mësimorë dhe të planit punues për mësimdhënësit.

-Ministër për Edukim dhe Arsimim, si dhe Ministër për Çështjet Fetare dhe Vakëfet, përgjatë viteve 1970-1973.
-Ai po ashtu kishte ofruar përvojat e tija në fushën e Arsimit dhe Edukimit, gjatë viteve të 60-ta, edhe në Oman, Arabi Saudite, Emirate të Bashkuara Arabe dhe shumë vende tjera të botës arabe dhe islame.

-Po ashtu, ishte edhe pjesë e shumë revistave shkencore si brenda po ashtu edhe jashtë Jordanisë.

-Themelues i Partisë për Veprim Islamik në Jordani, në vitin 1992 dhe ishte si Sekretarë i Përgjithshëm i kësaj partie deri në vitin 1998.

-Po ashtu ishte edhe Pro-Rektor i Universitetit Privatë të Zerkas që nga themelimi i saj në vitin 1994-2007.
-Ishte edhe anëtarë i shumë Bordeve dhe Komisioneve të ndryshme që kryesishtë kishin të bëjnë me fushën shkencore, studimet dhe hulumtime akademike.
-Anëtarë i shumë Organizatave të ndryshme, Qeveritare dhe Jo-Qeveritare.
-Pro-Rektor i Universitetit të Jordanisë, 1976-1978, si dhe shumë pozita tjera udhëheqëse brenda dhe jashtë Jordanisë.

Prof. Dr. Is’hak Ferhani është autorë dhe bashkëautorë i disa dhjetra librave, po ashtu përkthyes i shumë librave dhe teksteve të tjera. E që ndoshta prej librave të tija më të njohura janë:
-Drejt një diskursi bashkëkohorë islam, 2002.

-Islami dhe bota, 2003.
-Gjykimi i Islamit për pjesmarrjen politike, 1991.
-Palestina dhe Premtimi i Vërtetë, 1994.
-Edukimi dhe Arsimimi Islam, mes autoktonës dhe modernes, 1986.
-Problemet e rinisë nën dritën e Islamit, 1979.

-Shkenca/Dija dhe Besimi, 1972.
Po ashtu kishte marrë pjesë në qindra konferenca shkencore, simpoziume, seminare dhe trajnime të ndryshme. Ka botuar me dhjetra hulumtime shkencore si dhe me qindra artikuj edukativë, leksione islame, politike, dhe shoqërore. Ai po ashtu ka një numër të konsiderueshëm të punimeve shkencore, raporte teknike, përkthime të ndryshme, etj.

Kontributi, angazhimi dhe afërsia që Prof. Dr. Is’hak Ferhani kishte për studentët shqiptarë që studionin në Jordani është e pakontestueshme, e në veçanti gjatë kohës sa udhëheqte me Universitetin Privat të Zerkas në të cilin, gjatë drejtimit të tij, studionin dhe mësonin një numër i madh i studentëve shqipëtarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, etj.
Prof. Dr. Is’hak Ferhani, vdiç në mëngjesin e ditës së Premte, 06.07.2018 ndërsa namazi i xhenazës i është falur në Xhaminë e Universitetit të Jordanisë pas namazit të Ikindisë.

La pas vetës gjurmë të pashlyera për botën arabe dhe islame si dhe një boshllëkt të madh në fushën akademike andaj edhe numri i pjesëmarrësve në përcjelljen dhe lamtumirën e tij të fundit ishte tepër i madh. Ai u varros në varrezat islame në Amman të Jordanisë.

Përgatiti: Mr. Artan Musliu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here