Home Edukim Vazhdojnë protestat në rrugët e Parisit

Vazhdojnë protestat në rrugët e Parisit

28 views
0
SHARE

Në Francë edhe sot kanë vazhduar protestat dhe greva për shkak të reformës së pensioneve, të cilën synon ta zbatojë administrata e presidentit të vendit Emmanuel Macron, raporton Anadolu Agency (AA).

Greva e të punësuarve në sektore dhe protestat po zgjasin tashmë 8 ditë. Mijëra qytetarë me pankarta në duar edhe sot dolën nëpër rrugët e qyteteve franceze, në radhë të parë të Parisit.

Për shkak të grevës në shtatë ditët e fundit ka vonesa në trafikun publik. Në Paris për çdo ditë trafiku është në kolaps.

Gjatë protestave në Paris, të cilat mbështeten nga dhjetëra mijëra persona, ditët e fundit ka pasur përleshje mes forcave të sigurisë dhe demonstrantëve.

Gjatë intervenimit të policisë janë plagosur disa gazetarë, në mesin e të cilëve edhe fotoreporteri i AA-së, Mustafa Yalçın.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/vazhdojne-protestat-ne-rruget-e-parisit/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here