Home Edukim Vazhdojnë përleshjet vdekjeprurëse midis protestuesve dhe policisë në Irak

Vazhdojnë përleshjet vdekjeprurëse midis protestuesve dhe policisë në Irak

26 views
0
SHARE

Një protestues u vra dhe 21 të tjerë u plagosën në përleshjet e vazhdueshme midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në Bagdad.

Autoritetet spitalore thanë se vdekja e protestuesit ka ndodhur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga plumbat e gomës. Mbi 340 protestues janë vrarë prejse kanë nisur protestat anti-qeveritare në Irak, më 1 tetor.

Protestuesit, shumica të rinj, kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar, sipas tyre, shërbimet e dobëta publike dhe korrupsionin e lartë. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara, e kanë dënuar përdorimin e forcës kundër protestuesve paqësorë.

Iraku ka një popullsi prej afro 40 milionë banorësh dhe është prodhuesi dhe eksportuesi i pestë më i madh i naftës në botë, por niveli i përgjithshëm i varfërisë qëndron në mbi 20 për qind të popullsisë.

Papunësia e të rinjve është 25 për qind – dyfishi i nivelit të përgjithshëm.

Autoritetet, në disa raste, kanë përsëritur se problemet e Irakut nuk mund të zgjidhen brenda natës./REL

SHPËRNDAJE

Vazhdojnë përleshjet vdekjeprurëse midis protestuesve dhe policisë në Irak

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here