Home Edukim Ushtarët izraelitë plagosin pesë palestinezë në kufirin me Gazën

Ushtarët izraelitë plagosin pesë palestinezë në kufirin me Gazën

14 views
0
SHARE

Pesë palestinezë janë plagosur si pasojë e intervenimit të ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të “Marshit të Madh të Kthimit” në Rripin e Gazës nën bllokim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë thuhet se në intervenimin e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore janë plagosur pesë palestinezë.

Në deklaratë nuk është dhënë informacion të detajuar në lidhje me gjendjen shëndetësore të plagosurve.

Komisioni i Lartë Kombëtar i Marshit të Madh të Kthimit dhe Ndërprerjes së Bllokimit të Gazës në njoftimin e bërë më 15 nëntor kishte njoftuar se janë shtyer protestat paqësore që organizohen çdo javë të premten për shkaqe sigurie. Komisioni këtë vendim e kishte marrë pas sulmit izraelit ndaj Gazës më 12 nëntor.

Që nga 30 marsi i vitit të kaluar, palestinezët në kufirin e Rripit të Gazës organizojnë protesta paqësore me moton “Marshi i Madh i Kthimit”, me anë të të cilave kërkojnë kthimin në territoret nga ku u dëbuan, si dhe heqjen e bllokadës së Gazës të imponuar në vitin 2006.

Sipas deklaratës së Qendrës për të Drejtat e Njeriut, Al-Mizan, mbi 320 palestinezë janë martirizuar, ndërsa rreth 18.500 të tjerë janë plagosur në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave të “Marshit të Madh të Kthimit”.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/ushtaret-izraelite-plagosin-pese-palestineze-ne-kufirin-me-gazen/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here