Home Këshilla Ulliri përmendet gjashtë herë në Kur’an

Ulliri përmendet gjashtë herë në Kur’an

0 views
0
SHARE

Ulliri përmendet gjashtë herë në Kur’an: “Pasha fikun dhe ullirin, pasha malin e Sinait dhe për këtë qytet të sigurt (Mekën).” (Tîn, 1-3). Ajete të tjera ku përmendet ulliri janë: Nahl, 11; En’âm, 99, 141; Nûr, 35; Abese 29.

Lëvozhga e trungut të pemës së ullirit dhe gjethet ndikojnë në shtimin e oreksit, uljen e temperaturës, pastrimin e urinës dhe në uljen e sheqerit tek diabetikët. Gjethet e ullirit përmbajnë lëndë efektive në uljen e tensionit. Mund ta përdorin të sëmurët me tension jo shumë të lartë. Ndihmon në heqjen e parazitëve të zorrëve. Gjethja e ullirit duhet të konsumohet pas ushqimit sepse është e rëndë për stomakun. Krahas kësaj mund të përdoret edhe si një copë e butë në shërimin e plagëve të lehta, sepse ka veçori antimikrobike. Përdoret edhe në djegiet e shkallës së parë.[12]

b. Vaji i ullirit: përmendet dy herë në Kur’an: “si dhe pemën që rritet në malin e Sinait, që u jep vaj dhe mëlmesë atyre që e hanë.” (Mu’minûn, 20). Si dhe në ajetin 35 të sures Nur.

Profeti i nderuar në lidhje me vajin e ullirit thotë: “Përdoreni vajin e ullirit si ushqim dhe për t’u lyer me të. Sepse ai është nxjerrë nga një pemë e shenjtë dhe e begatshme.” Tirmidhi, Etime 43; Ibn Maxhe, Etime 34; Ahmed b. Hanbel, Musned, 3, 497; Hâkim, Mustedrek, 2, 398)

Në studimet e bëra rreth yndyrnave të ndryshme shtazore dhe bimore është parë se vaji i ullirit ndryshon prej tyre në efektin e uljes së kolesterolit në gjak. Këtë e realizojnë acidet e pangopura yndyrore të ullirit. Prandaj ky është vaji i mrekullueshëm të cilin mund ta përdorin të sëmurët me zemër dhe të prekur nga sëmundjet e enëve të gjakut.

Vaji i ullirit përmban dhe shumë përbërës të cilët nuk gjenden në vajrat e tjerë. Këta përbërës ulin tensionin, janë antibiotikë natyralë dhe njihen si antikancerogjenë.[13]

Vaji i ullirit me të vërtetë që është një mrekulli ashtu siç thuhet edhe në mesazhin hyjnor. Ai mund të qëndrojë pa u prishur për një kohë të gjatë dhe të përdoret si në prodhimin e ilaçeve ashtu edhe në fushën e pastrimit.[14]

Në disa ajete është përmendur pema e ullirit dhe ulliri ndërsa në disa të tjera është përmendur si vaj dhe mëlmesë për ato që e hanë frutin e ullirit. (Mu’minun, 20) Nisur nga kjo mund të themi se vaji i ullirit ka qenë një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme në kohën e Profetit Muhamed (s.a.s).[15]

Vaji i ullirit i pasur me lëndë ushqyese dhe vitamina është vaji më i tretshëm nga të gjithë vajrat e tjerë. Krahas ndikimit të tij pozitiv në kurimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut vaji i ullirit ndihmon zhvillimin e trurit të fëmijëve, forcimin e kockave dhe mbron stomakun nga ulçera. Krahas kësaj është një depozitë vitaminash dhe luan një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e qelizave dhe shtyrjen e plakjes.

Vaji i ullirit është një burim ushqyes i pazëvendësueshëm për fëmijët sepse përmban vitaminat A, D, E dhe K. Ai minimizon acidin e gastritit, s’ka rëndësi nëse konsumohet i ftohtë apo i nxehtë. Ndikon në funksionimin e rregullt të tëmthit dhe është vaji i cili thithet më mirë nga zorrët. Ai ndihmon në funksionimin e rregullt të mëlçisë së zezë sepse zotëron një strukturë e cila ndikon në pastrimin e gjakut nga lëndët e dëmshme. Vaji i ullirit është ideal për të filluar dietën. Përdoret edhe në përgatitjen e disa ilaçeve në farmaci.[16]

Ulliri në të njëjtën kohë është një kundërhelm i rëndësishëm. Për këtë arsye ai parandalon rënien e flokëve.[17] Sot shumë specialistë të kozmetikës dhe bukurisë pohojnë ndikimin pozitiv të vajit të ullirit në forcimin e rrënjës së flokëve dhe shndritjen e tyre. Vaji i ullirit ushqen lëkurën. Studimet kanë treguar se përdorimi i rregullt i vajit të ullirit pengon deformimin e lëkurës dhe mbron trupin nga plakja, duke filluar nga kockat, truri e deri tek lëkura.

Vaji i ullirit ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit të dëmshëm në gjak duke parandaluar kështu infarktet. Perëndimi sot e përdor vajin e ullirit në mbrojtjen e zemrës.[18] Vaji i ullirit ndikon pozitivisht në zbutjen e fekaleve.[19] Përdoret gjerësisht edhe në industrinë e sapunit.[20]

SHARE
Previous articleFiku konsiderohet edhe si ilaç edhe si frut
Next articleRrushi, përmendet 11 herë në Kur’an
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here