Home Edukim Ukraina dyshon për sulm raketor dhe terrorist mbi rrëzimin e avionit në...

Ukraina dyshon për sulm raketor dhe terrorist mbi rrëzimin e avionit në Iran

14 views
0
SHARE

Autoritetet ukrainase thonë se goditja me raketë dhe sulm terrorist janë ndër shkaqet e dyshuara të përplasjes vdekjeprurëse të avionit të Ukrainës në kryeqytetin e Iranit, Teheran, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës (NSDC) tha se shpërthimi i motorit të avionit mund të jetë një arsye e tretë.

Në një deklaratë, NSDC tha se trajektorja tregoi se avioni që i përkiste “International Airlines” ndryshoi rrugën për t’u kthyer në aeroport, por se pilotët nuk raportuan ndonjë emergjencë.

Organizata e Aviacionit Civil të Iranit tha se avioni u përfshi nga zjarri para se të përplasej në tokë.

Si pasojë e rrëzimit të avionit që ndodhi menjëherë pasi fluturoi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Teheranit, humbën jetën të gjithë 176 pasagjerët në bord. Përplasja ndodhi në të njëjtë kohë kur ushtria iraniane lëshoi dhjetëra raketa balistike që synonin trupat amerikane në Irak.

Sulmi i Iranit ishte hakmarrje ndaj vrasjes së liderit të forcave elitare Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit (IRCG), Qasem Soleimani, gjatë një sulmi ajror amerikan të javës së kaluar.

Në mesin e viktimave të rrëzimit të avionit ishin 82 shtetas iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, 4 afganë, 3 gjermanë dhe 3 shtetas britanikë.

http://mesazhi.com/ukraina-dyshon-per-sulm-raketor-dhe-terrorist-mbi-rrezimin-e-avionit-ne-iran/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here