Home Edukim Turqia neutralizon një drejtues të lartë të YPG/PKK-së në Irak

Turqia neutralizon një drejtues të lartë të YPG/PKK-së në Irak

14 views
0
SHARE

Forcat turke neutralizuan në Irakun verior kreun e të ashtuquajturës inteligjencë të grupit terrorist YPG/PKK, Metin Arslan, sipas burimeve të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Arslan, me emrin e koduar Kocer, është gjithashtu kushëriri i drejtuesit të burgosur të grupit terrorist, Abdullah Ocalan, thanë burime të sigurisë të cilët kërkuan të mbeten anonim për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për media.

Terroristi ishte në kategorinë e kuqe të listës së Ministrisë së Brendshme të Turqisë. Lista është e ndarë në pesë kategori, e kuqe si më të kërkuarit, e ndjekur nga ngjyra kaltër, gjelbër, portokalli dhe gri.

Burri 52-vjeçar që iu bashkua grupit të terrorit në vitin 1994 ishte ideatori i shumë komploteve që kishin shënjestruar Turqinë. Ai ishte plagosur në një sulm ajror turk në veri të Sirisë në vitin 2017.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “të neutralizuar” me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

http://mesazhi.com/turqia-neutralizon-nje-drejtues-te-larte-te-ypg-pkk-se-ne-irak/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here