Home Edukim Turqia ka riatdhesuar 21 luftëtarë të huaj terroristë drejt vendeve të tyre

Turqia ka riatdhesuar 21 luftëtarë të huaj terroristë drejt vendeve të tyre

18 views
0
SHARE

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë për 3 javë ka riatdhesuar 21 luftëtarë të huaj terroristë, ndërkohë që në qendrat e rikthimit ndodhen edhe 938 luftëtarë të huaj terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së, mësohet se Ministria e Brendshme turke vazhdon procedurat për deportimin në vendet e tyre për luftëtarët e huaj terroristë.

Në kuadër të kësaj për periudhën 11 nëntor – 1 dhjetor nga Turqia janë riatdhesuar, 13 shtetas gjermanë, 2 belgë, 2 holandezë, një danez, një britanik, një amerikan dhe një shtetas irlandez.

Për luftëtarët e huaj terroristë që kapen në Siri, mësohet se janë në përfundim punimet e idenfikimit të kombësisë dhe intervistave të detajuara dhe se po lidhen kontakte me vendet përkatëse.

– Në qendrat e rikthimit kanë mbetur 938 luftëtarë të huaj terroristë

Theksohet se 938 luftëtarë të huaj terroristë kanë mbetur në qendrat e rikthimit, ku me një vendim të autoriteteve administrative mbahen me detyrim deri në përfundim të procedurave të deportimit për të huajt të cilët kanë hyrë ilegalisht në Turqi ose që kanë hyrë në mënyrë legale dhe që me kohë janë bërë ilegalë.

Në një konferencë mbi migracionin në Izmir, ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu njoftoi se në kuadër të politikës së Turqisë për riatdhesimin e pjesëtarëve të huaj të DEASH-it në vendet e tyre, 11 shtetas francezë të grupit terrorist do të kthehen në Francë në fillim të muajit dhjetor.

– Është penguar hyrja në vend për 8.922 luftëtarë të huaj terroristë

Në operacionet e ndërmarra nga forcat e sigurisë gjatë periudhës 2016-2019 janë neutralizuar gjithsej 1.058 pjesëtarë të organizatës DEASH.

Ndërkohë që vetëm në dy vitet e fundit janë parandaluar edhe 5 akte të DEASH-it.

Gjatë këtyre viteve është penguar hyrja në vend për 8.922 persona të cilët janë vlerësuar se janë luftëtarë të huaj terroristë.

Turqia ka riatdhesuar 21 luftëtarë të huaj terroristë drejt vendeve të tyre

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here