Home Edukim Turqia dënon sulmin ajror ndaj akademisë ushtarake në Libi

Turqia dënon sulmin ajror ndaj akademisë ushtarake në Libi

14 views
0
SHARE

Turqia ka dënuar fuqishëm sulmin ajror ndaj akademisë ushtarake në jug të Tripolit nga forcat besnike të liderit puçist në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të paktën 30 persona u vranë dhe 33 të tjerë u plagosën në sulmin ndaj konviktit të akademisë ushtarake, duke goditur kryesisht studentët e akademisë.

“Është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare të ndërmerr hapat e nevojshëm sa më shpejt që të jetë e mundur për të ndaluar sulmet nga e ashtuquajtura Ushtria Kombëtare Libiane e Haftarit dhe të sigurojë një armëpushim në Libi, si dhe t’i japë fund mbështetjes së jashtme që i jepet Haftarit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Duke shprehur ngushëllime për viktimat dhe duke uruar shërim të shpejtë të të plagosurve, nga ministria nënvizojnë se Turqia do të vazhdojë përpjekjet në solidaritet me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur nga OKB.

Që nga rrëzimi i udhëheqësit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qendra pushteti, një në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe tjetra në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

– Mocioni i Turqisë

Parlamenti i Turqisë ratifikoi mocionin me të cilin autorizon qeverinë për dërgimin e trupave në Libi për një vit, në mënyrë që t’u përgjigjet kërcënimeve nga grupe të armatosura joligjore dhe grupeve të tjera terroriste që synojnë interesat kombëtare të dy vendeve.

Rezoluta gjithashtu ka për qëllim që të ofrojë siguri në Libi përballë çdo migracioni të mundshëm masiv dhe t’u sigurojë Libianëve ndihmë humanitare.

Forcat turke do të jenë në gjendje të fillojnë një “operacion dhe ndërhyrje (ushtarake)” për të mbrojtur interesat e Turqisë dhe për të parandaluar situata të pariparueshme në të ardhmen.

http://mesazhi.com/turqia-denon-sulmin-ajror-ndaj-akademise-ushtarake-ne-libi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here