Home Edukim Turqia bëhet qendër arsimore për studentët e huaj

Turqia bëhet qendër arsimore për studentët e huaj

12 views
0
SHARE

Me rreth 178.000 studentë të huaj që vijojnë arsimin e lartë në territoret e saj, Turqia ka filluar të bëhet një qendër tërheqëse për ata që duan të studiojnë jashtë vendit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 207 universitete në gjithë vendin ofrojnë rreth 60.000 programe të ndryshme për studentët e huaj që vijnë në Turqi me mjetet e tyre ose përmes bursave.

Institucionet turke që ofrojnë bursa për studentët e huaj përfshijnë Kryesinë e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), Këshillin e Arsimit të Lartë (YOK), Drejtorinë e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), si dhe institucionet e tjera qeveritare.

Deri në vitin 2023, Turqia synon të presë mbi një çerek milioni studentë ndërkombëtarë.

Që nga themelimi i YTB-së në vitin 2010 dhe nisja e projektit “Bursat e Turqisë”, vendi është bërë tërheqës për një numër gjithnjë e më të madh të studentëve ndërkombëtarë.

Kjo politikë e YTB-së tërhoqi vëmendje të madhe në mesin e studentëve të huaj, pasi 42.000 studentë aplikuan për bursa për të vijuar arsimin e nivelit të lartë në Turqi. Në vitin 2019, kjo shifër u rrit në 146.000.

Bursat e Turqisë nuk përfshijnë vetëm ndihmën financiare të ofruar për studentët e huaj, por edhe vendosjen e tyre në programet e dëshiruara nëpër universitete, duke e bërë këtë projekt më gjithëpërfshirës dhe më të ndryshëm nga bursat e tjera.

Studentët ndërkombëtarë janë në gjendje të përfitojnë nga aktivitetet sociale, kulturore dhe akademike të institucioneve të arsimit të lartë turk dhe të marrin arsim profesional.

Aplikimet për bursat e YTB-së në Turqi do të fillojnë në internet që nga e premtja dhe do të vazhdojnë deri më 20 shkurt.

Aplikimet mund të kryhen përmes faqes së internetit “www.turkiyeburslari.gov.tr”.

http://mesazhi.com/turqia-behet-qender-arsimore-per-studentet-e-huaj/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here