Home Edukim Turqi, vazhdojnë procedurat për pjesëtarin e FETO-s të kapur në Shqipëri

Turqi, vazhdojnë procedurat për pjesëtarin e FETO-s të kapur në Shqipëri

10 views
0
SHARE

Në Turqi janë duke vazhduar procedurat për pjesëtarin e organizatës terroriste FETO, Harun Çelik, i cili dy ditë më parë u soll nga Shqipëria në Turqi përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), raporton Anadolu Agency (AA).

Çelik kërkohej në kuadër të një hetimi të Kryeprokurorisë Publike të Stambollit.

Siç mësohet, pas dorëzimit në Departamentin e Antiterrorit pranë Policisë së Stambollit, i dyshuari po i nënshtrohet procedurave dhe në ditët në vijim do të transferohet në gjykatë.

Çelik më herët ka qenë i dënuar disa muaj në Shqipëri, pasi u arrestua në aeroport për veprat penale “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “falsifikimi i dokumenteve”.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/turqi-vazhdojne-procedurat-per-pjesetarin-e-feto-s-te-kapur-ne-shqiperi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here