Home Edukim Trumpi i vë sanksione ndëshkuese ekonomike Iranit

Trumpi i vë sanksione ndëshkuese ekonomike Iranit

13 views
0
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se si pasojë e sulmit të mbrëmshëm ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak nga regjimi i Iranit, SHBA-ja do të vë sanksione ndëshkuese ekonomike ndaj këtij vendi.

Trump tutje ka thënë se Soleimani ka qenë përgjegjës për disa prej sulmeve më të tmerrshme. Duke shtuar se “ai po planifikonte sulme të reja ndaj caqeve amerikane, por ne e ndaluam atë”.

Presidenti i SHBA-ve u zotua se për sa kohë që ai do të jetë president i Shteteve të Bashkuara, Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të ketë armë bërthamore.

Ai po ashtu tha se ka pasur dëme materiale në bazat ushtarake të goditura nga raketat iraniane, por jo edhe viktima apo të plagosur në radhët e amerikanëve.

“Soleimani ka qenë përgjegjës për disa prej sulmeve më të tmerrshme. Ka ndërmarrë sulme terroriste ndaj civilëve. Ai po planifikonte sulme të reja ndaj caqeve amerikane, por ne e ndaluam atë. Ai është dashur të ndalohej kohë më parë. Me këtë akt u kemi dërguar porosi të qartë ndaj terroristëve: nëse i vlerësoni jetët tuaja, nuk do t’i kërcënoni jetët e popujve tanë. SHBA-ja do të vendosë menjëherë sanskione ndëshkuese ekonomike ndaj regjimit të Iranit, dhe këto do të mbesin të tilla derisa Irani nuk do të ndryshojë sjelljen”, tha Trump. 

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/trumpi-i-ve-sanksione-ndeshkuese-ekonomike-iranit/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here