Home Edukim Trump-i e ka keqpërdorur pushtetin për përfitime personale

Trump-i e ka keqpërdorur pushtetin për përfitime personale

32 views
0
SHARE

Komisioni për Inteligjencë i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e miratoi të martën raportin e Demokratëve në lidhje me hetimet kundër presidentit Donald Trump. Në këtë raport thuhet se kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka keqpërdorur pushtetin zyrtar për përfitime të veta personale dhe politike, në dëm të sigurisë kombëtare.

Duke thënë se dëshmitë e bënë të qartë se presidenti i ka bërë presion Ukrainës në mënyrë jot ë duhur për të ndikuar kështu në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, raporti përmban një gjuhë që mund të shërbejë si themel për disa arsye të mundshme për shkarkimin e tij.

Të martën në mbrëmje, 13 anëtarë të Komisionit për Inteligjencë e përkrahën këtë raport, ndërsa 9 të tjerë votuan kundër tij. Raporti tash do t’i dërgohet Komisionit për Drejtësi dhe më pas mund të votohet përsëri në Dhomën e Përfaqësuesve në fund të vitit.

Raporti e akuzon presidentin Trump edhe për fshehje të veprimeve nga publiku dhe pengim të punës së Dhomës së Përfaqësuesve.

Ndaj këtij raporti reagoi menjëherë qeveria amerikane. Sekretarja për medie në Shtëpinë e Bardhë, Stephanie Grisham tha: “Demokratët kanë dështuar plotësisht për të paraqitur ndonjë dëshmi të shkeljeve”.

Në raportin me 300 faqe janë përfshirë 100 horë të dëshmive të dhëna nga 17 dëshmitarë dhe 30 orë të dëgjimeve publike, shkruan “The Guardian”

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/trump-i-e-ka-keqperdorur-pushtetin-per-perfitime-personale/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here