Home Edukim Trump: Globalistët duan që ne të humbasim paratë

Trump: Globalistët duan që ne të humbasim paratë

20 views
0
SHARE

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se “Globalistët përdornin burimet e jashtme për prodhimin e mallrave amerikane”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump ka bërë disa vlerësime për gazetarët pas takimit të tryezës së rrumbullakët të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë me disa drejtues rajonesh dhe lokalë.

Lidhur me fazën e parë të marrëveshjes tregtare me Kinën, Trump duke iu referuar globalistëve tha se “më parë nuk është bërë asnjëherë një marrëveshje të tillë”.

“Globalistët përdornin burimet e jashtme për prodhimin e mallrave amerikane. Disa globalistë me të vërtetë duan që ne të humbasim paratë. Këtyre njerëzve nuk u intereson për SHBA-në”, thekson Trump.

Sipas tij, globalistët nuk interesohen as për deficitin buxhetor. “Unë jam plotësisht kundër globalistëve. Nuk më pëlqejnë deficitet buxhetore. Nuk dua që komplekset dhe fabrikat në këtë vend të mbyllen dhe të shkojnë në një vend tjetër”, tha ai.

Trump tha se po e ndjek situatën në vend prej shumë vitesh. “Unë nuk jam globalist. Unë e dua vendim tim. Do ta mbrojmë këtë vend”, shtoi presidenti amerikan.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/trump-globalistet-duan-qe-ne-te-humbasim-parate/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here