Home Edukim Tragjedia me emigrantët në Londër, bashkëdorasi e pranon fajin

Tragjedia me emigrantët në Londër, bashkëdorasi e pranon fajin

19 views
0
SHARE

Maurice Robinson, i cili është akuzuar për mbytjen e 39 emigrantëve nga Vietnami, të gjetur të vdekur në një kamion-frigorifer afër Londrës, e pranoi fajin për dhënie të ndihmës për imigrim ilegal dhe për marrje në pronësi të mjetit kriminal.

Përmes video-lidhjes nga burgu Belmarsh i Londrës, 25 vjeçarit Robinson, i cili ka shtetësi irlandeze, nuk iu dha mundësia të negocionte me organet e drejtësisë lidhur me pranim të fajit për akuzat e tjera, përfshirë akuzën për 39 vrasje.

Muajin e kaluar Britania e Madhe u trondit kur në një kamion u gjetën trupat e pajetë të 39 personave, në mesin të cilëve ishin 31 burra dhe tetë gra

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/tragjedia-me-emigrantet-ne-londer-bashkedorasi-e-pranon-fajin/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here