Home Edukim Tragjedi në familjen shqiptare në Australi, babai vret vajzën dhe dhëndrin

Tragjedi në familjen shqiptare në Australi, babai vret vajzën dhe dhëndrin

18 views
0
SHARE

Tragjedi në një familje shqiptare në Yarraville, Western Melbourne në Australi. Dje ka humbur jetën në spital, një ditë pas bashkëshortes së tij edhe 29-vjeçari Veton Musai. Të dy u qëlluan me armë zjarri të martën nga babai i vajzës Osman Shaptafaj, i cili më pas qëlloi veten dhe është i plagosur rëndë.

55-vjeçari qëlloi me armë çiftin pas një mosmarrëveshjeje mes tyre në prag të Vitit të Ri, shkruajnë mediat lokale. Vajza, Lindita Musai, 25 vjeçe gjeti vdekjen në vend, ndërsa bashkëshorti i saj Vetoni ka ndërruar jetë dje në spital.

Veton Musai, 29 vjeç, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga plumbat. Çifti u sulmua nga babai i vajzës në shtëpinë e tyre të martën. Ndërkohë 55-vjeçari është në gjendje të rëndë në spital pasi qëlloi veten me të njëjtën armë.
Policia e Victorias po heton një mosmarrëveshje familjare si motivin e sulmit vrasës në vigjiljen e Vitit të Ri.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/tragjedi-ne-familjen-shqiptare-ne-australi-babai-vret-vajzen-dhe-dhendrin/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here