Home Edukim TIKA vazhdon ndihmat për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

TIKA vazhdon ndihmat për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

19 views
0
SHARE

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon ndihmat për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, raporton Anadolu Agency (AA).

TIKA shpërndau 500 pako ushqimore dhe 500 batanije për të prekurit shqiptarë dhe romë në Tiranë dhe Shijak.

Në shpërndarjen e pakove morën pjesë edhe Koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Hasan Burak Ceran dhe Ndihmës koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Tuna Zişan Emirtekin.

Zëvendëskryetari i Bashkisë së Shijakut, Nazmi Kondo, në deklaratën për AA tha se ndihma që u vjen nga Turqia është një ndihmë që e vlerësojnë jashtë mase, sepse u vjen në një moment shumë të vështirë.

“Në emër të kryetarit të Bashkisë dhe të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti ju shprehim mirënjohjen tonë dhe falënderimet më të ngrohta. Ju faleminderit gjithëve”, tha ai.

Në pakot ushqimore ka oriz, vaj, fasule, sheqer, makarona, miell dhe produkte tjera.

SHPËRNDAJE

TIKA vazhdon ndihmat për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here