Home Edukim Thaçi uron Ditën e Veteranit: Shembull i sakrifikimit për ideale dhe lirinë

Thaçi uron Ditën e Veteranit: Shembull i sakrifikimit për ideale dhe lirinë

11 views
0
SHARE

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se, si çdo 30 dhjetor tjetër, edhe sot kujtohen veteranët e luftës çlirimtare që janë shembull i sakrifikimit për idealet dhe lirinë.

Ai përmes një postimi në Facebook e ka kujtuar edhe betejën e parë të familjes Jashari në Prekaz.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit:

Në këtë 30 dhjetor, si në çdo fundvit tjetër, i nderojmë ata që bënë të mundur ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë tonë, veteranët e luftës sonë çlirimtare.
Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.
Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe heronjtë e saj, janë shembull i sakrifikimit për ideale dhe për lirinë e popullit tonë.
Urime Dita e Veteranit, të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Sot në Kosovë shënohet Dita e Veteranit përmes së cilës përkujtohet sakrifica, angazhimi dhe kontributi i veteranëve për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/thaci-uron-diten-e-veteranit-shembull-i-sakrifikimit-per-ideale-dhe-lirine/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here