Home Edukim Thaçi i dërgon letër Kurtit, i thotë se e pret në takim...

Thaçi i dërgon letër Kurtit, i thotë se e pret në takim më 6 janar

13 views
0
SHARE

Komunikimi me letra vazhdon!

Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar letrën e katërt kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit.

Por, ndryshe nga herët e tjera kur përmes letrave e ka ftuar në takim, i pari i vendit këtë herë i ka shkruar për t’i thënë Albin Kurtit se do ta presë në takim më 6 janar në zyrën e tij – ashtu siç kishte propozuar ky i fundit.

“Në përgjigje të kërkesës Tuaj, shprehi gatishmërinë që t’ju pres në takim me datën 6 janar 2020 në orën 15:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka refuzuar tri herë me radhë ftesën e presidentit Hashim Thaçi.

Në letrën e fundit presidenti e ftoi Kurtin që të takohen në ditën e fundit të vitit 2019, më 31 janar në orën 10:00, por ai e refuzoi duke i propozuar vet që të takohen më 6 janar.

Në konferencën e fundvitit, presidenti paralajmëroi se do ta presë kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në ditën që ky i fundit kishte propozuar.

Thaçi e kishte ftuar edhe dy herë të tjera liderin e Vetëvendosjes, si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit, në takim konsultativ për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

http://mesazhi.com/thaci-i-dergon-leter-kurtit-i-thote-se-e-pret-ne-takim-me-6-janar/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here