Home Edukim Tërmeti lë dëme të tmerrshme në Shqipëri, 10 mijë persona mbesin pa...

Tërmeti lë dëme të tmerrshme në Shqipëri, 10 mijë persona mbesin pa shtëpi

24 views
0
SHARE

Deri tash shifrat paraprake flasin për 10 mijë banorë të evakuar në të gjithë Shqipërinë, ndërsa vijojnë verifikimet edhe në disa zona në Durrës, shkruan Gazeta Metro.

Siç është konfirmuar nga instituicionet shqiptare, banorët e banesave të dëmtuara janë evakuuar dhe strehuar:

964 banorë në çadra, 2329 banorë në hotele, 4816 banorë janë strehuar pranë të afërmve, 838 banorë në qendrat sociale.
Vlen të theksohet se në këtë listë, nuk gjenden edhe të gjithë ata persona që kanë ardhur për strehim në Kosovë, ku vetëm në Prizren, raportohet të jenë vendosur mbi 1000.

Kujtojmë se mëngjesin e së martës Shqipëria është goditur nga një tërmet vdekjeprurës që la plot 51 persona të vdekur, mbi 900 të plagosur dhe mijëra të tjerë pa shtëpi./

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/termeti-le-deme-te-tmerrshme-ne-shqiperi-10-mije-persona-mbesin-pa-shtepi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here