Home Edukim Të shtëna në Chicago të SHBA-së, 13 të plagosur

Të shtëna në Chicago të SHBA-së, 13 të plagosur

18 views
0
SHARE

Të shtënat që ndodhën në një festë private të dielën herët në pjesën jugore të Chicagos lanë të plagosur 13 persona, katër prej të cilëve janë në gjendje kritike, njoftoi policia lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të shtënat ndodhën për shkak të një mosmarrëveshje në një festë private në një shtëpi që “u mbajt në përkujtim të një personi të vrarë në prill”, tha Shefi i Patrullës Fred Waller. Ai tha se të shtënat fillimisht u dëgjuan menjëherë pas orës 12:30 sipas kohës lokale.

Viktimat janë të moshë midis 16 dhe 48 vjeç dhe pësuan “plagë të ndryshme dhe nga armë të ndryshme”.

Dy persona po merren në pyetje, tha Waller. Njëri prej tyre u arrestua me armë, tha ai, ndërsa tjetri u plagos. Waller tha se policia sekuestroi një revolver.

Waller përshkroi tre skena të ndryshme të të shtënave në vendbanimin në lagjen Englewood të qytetit. Të shtënat filluan brenda, dhe më pas më shumë të shtëna u dëgjuan ndërsa njerëzit filluan të iknin jashtë shtëpisë. Ai tha se të shtëna gjithashtu u dëgjuan edhe në një vend të tretë në afërsi.

Ai e përshkroi ngjarjen si një “incident i izoluar”.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/te-shtena-ne-chicago-te-shba-se-13-te-plagosur/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here