Home Edukim Të shtëna me armë në bazën detare amerikane, 3 të vdekur

Të shtëna me armë në bazën detare amerikane, 3 të vdekur

24 views
0
SHARE

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një ndërtesë në një bazë detare amerikane në Pensacola, Florida.

Të paktën tre persona mbetën të vdekur nga sulmi me armë.

Ndërsa është konfirmuar se 7 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ky është sulmi i dytë që ka ndodhur në një bazë detare amerikane këtë javë.

Një marinar amerikan qëlloi për vdekje dy punëtorë në bazën ushtarake Pearl Harbor në Hawaii të Mërkurën.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes (me orën lokale). Dy oficerë u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit me personin e armatosur.

Por raportohet se gjendja e tyre është e mirë.

“Është si të ecësh nëpër një skenë krimi,”-tha Sherifi i Qarkut Escambia, David Morgan./oranews

SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë në bazën detare amerikane, 3 të vdekur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here