Home Edukim Të paktën 10 civilë humbën jetën nga sulmet e regjimit të Assadit...

Të paktën 10 civilë humbën jetën nga sulmet e regjimit të Assadit në Idlib

17 views
0
SHARE

Të paktën 10 civilë humbën jetën, ndërsa mbi 20 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore dhe tokësore të regjimit të Bashar al-Assadit në Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e regjimit të përbërë nga ushtria e Assadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, sulmuan vendbanimet në pjesët rurale të Idlibit.

Sipas numrave paraprake të paktën 10 civilë humbën jetën, ndërsa mbi 20 të tjerë janë plagosur.

Ekipet e Mbrojtjes Civilë (Helmetat e Bardhë) vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit. Zyrtarët shqetësohen se numri i viktimave mund të rritet.

Ndryshe, gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e deeskalimit, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.

Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.

Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes. Që nga ajo datë, mbi 1.600 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.

Rusia, regjimi dhe terroristët e mbështetur që shënjestrojnë Idlibin, vetëm që nga fillimi i vitit 2019 kanë shkaktuar migrimin e rreth 1 milion e 300.000 civilëve në afërsi të kufirit me Turqinë.

http://mesazhi.com/te-pakten-10-civile-humben-jeten-nga-sulmet-e-regjimit-te-assadit-ne-idlib/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here