Home Këshilla Surja El-Felek në Kur’an është njëra nga suret me të mirë mbrojtëse...

Surja El-Felek në Kur’an është njëra nga suret me të mirë mbrojtëse dhe përdoret si lutje më efikase ndaj të keqës

0 views
0
SHARE

Surja El-Felek në Kur’an është njëra nga suret me të mirë mbrojtëse dhe përdoret si lutje më efikase ndaj të keqës si dhe recitimi i saj na forcon aurën tonë,duke na mundësuar të krijojmë një fushë antimagnetik një llojë antivirusi ndaj këtyre energjive negative që gjithnjë e sulmojnë njeriun.

Duke përsëritur këtë formë lutje çdo ditë sa më shpehshë sidomos në agim dhe në mbrëmje para se të flejmë e aktivizojmë ndërdijen tonë apo më mirë të themi e ngopim ndërdijen tonë me këtë llojë autosugjestioni dhe ky autosugjestion pastaj krijon forma efikas të mbrojtjes, duke e neutralizuar efektin negativ dhe duke ia pamundësuar depërtimin e tij në trurin tonë.

Sureja Felek 

Sureja Felek është sureja e 113-të, kurse sureja Nas, është e 114-ta dhe e fundit.

Transmeton Ukbe b. Amir el Xhuhenij r.a. se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sonte më janë zbritur ajete të cilat asnjëherë më parë nuk janë zbritur! Sureja Felek dhe surja Nas”.55

Nga Aisha r.a.h. se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Me të vërtetë, kur Pejgamberi salallahu alejhi ve selem shkonte në shtratin e tij në mbrëmje, i bashkonte duart e tij dhe frynte në to, pastaj lexonte: Kul huvallahu Ehad, Felek dhe Nas, pastaj e prekte të gjithë trupin duke filluar prej koke, këtë e përsëriste tre herë”

Kaptina e shpallur nga Muhamedi s.a.u.s., është mësim për njerëzit që kërkojn mbështetjen e mbrojtjen e Zotit xh.sh. prej dëmit të çdo krijese, prej dëmit të njerëzve të prishur të cilët veprojnë nën mbrojtjen e errësirës së natës, prej dëmit të ziliqarit kur vepron sipas zilisë prej dëmit të mashtruesve si magjistarë e falltorë etjer.

1) thuaj: I mbështetem Zotit xh.sh. të agimit, 2) prej dëmit të ç'do krijese, që ai e krijoi.
3) dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
4) dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
5) edhe prej dëmit të smirëkeqit kur vepron sipas smirës. Suretu EL-FELEK Bismil-lehirr-rrahmenirr-rrahim Në emër të Allahut,Mëshiruesit,Mëshirëbërësit
1. Kul eudhu birab-bil feleka Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
2. Min sherr-rri me haleka Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi.
3. Ue min sherr-rri gasikin idhe uekab-b Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
4. Ue min sherr-rrin-nef-fetheti fil ukad Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
5. Ue min sherr-rri hasidin idhe hased. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here