Home Edukim Sulmohet vetura zyrtare e Shpend Ahmetit

Sulmohet vetura zyrtare e Shpend Ahmetit

18 views
0
SHARE

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se persona të panjohur kanë prerë me thikë gomën e makinës së komunës, të cilën ai e përdor për dalje në terren.

Ai në Facebook, ka publikuar një video ku shihet një person i panjohur duke e shpuar gomën e makinës së Komunës.

Ahmeti ka thënë se rastin e kemi lajmëruar në polici, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Herët në mëngjes të shtunen, një person e ka pre me thikë rroten e makines së Komunës të cilën e përdori për dalje në terren. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pos tentim kërcënimj.

Kërcënimet e tilla janë të kota, pa marr parasysh se nga kush vijnë dhe çka synojnë.

Rastin e kemi lajmëruar në polici por meqenëse mediat po thërrasin menjëherë pas lajmerimeve në polici, këtë video po e postojmë vet.

Kot e keni, kushdo që jeni! 

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/sulmohet-vetura-zyrtare-e-shpend-ahmetit/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here