Home Edukim Sulm afër bazës ajrore amerikane në Afganistan, dhjetra të plagosur

Sulm afër bazës ajrore amerikane në Afganistan, dhjetra të plagosur

21 views
0
SHARE

Të paktën 50 persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me autobombë në afërsi të bazës ajrore Bagram të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në afërsi të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i lartë i qarkut Bagram të provincës Parwan, Abdul Shukur Kuddusi, deklaroi se sulmuesi me një autobombë ka shënjestruar qendrën shëndetësore në afërsi të bazës ajrore Bagram.

Ai njoftoi se sipas vlerësimeve të para si pasojë e sulmit janë plagosur 50 persona ndërsa shumë shtëpi në rajon kanë pësuar dëme nga shpërthimi.

Dëshmitarët okularë, nga ana tjetër, thanë se kanë dëgjuar të shtëna armësh pas sulmit.

Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/sulm-afer-bazes-ajrore-amerikane-ne-afganistan-dhjetra-te-plagosur/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here