Home Këshilla Sot, më urgjent se kurrë, dalja në natyrë duhet të praktikohet sa...

Sot, më urgjent se kurrë, dalja në natyrë duhet të praktikohet sa më shpesh

0 views
0
SHARE
Liridon Tërstena

Njeriu ka nevojë që herë-pas-here të ndalojë së vepruari punët e përditshme e të mendojë për jetën si një proces që kishte fillim dhe do të ketë mbarim. Të meditojë rreth urtësisë së Zotit në krijimin e llojeve të ndryshme të krijesave.

Dalja në natyrë i ndihmon shumë në realizimin e këtij motivi, sidomos në kohën në të cilën jetojmë tani, ngase intensiteti dhe dinamika e jetës moderne ia pamundësojnë logjikimin e natyrshëm mbi Krijuesin dhe qëllimin e krijimit.

Sot, më urgjent se kurrë, dalja në natyrë duhet të praktikohet sa më shpesh, që, sado pak t’i rezistojmë vorbulles së robotizimit të njeriut dhe zhvjeshjes së tij nga natyrshmëria dhe qëllimi për të cilin u krijua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here