Home Edukim Somali, 10 të vrarë gjatë sulmit në një hotel

Somali, 10 të vrarë gjatë sulmit në një hotel

18 views
0
SHARE

Policia somaleze në kryeqytetin Mogadishu sot përfundoi rrethimin 7 orësh të hotelit të sulmuar nga grupi Al-Shabaab i lidhur me Al-Kaedën pasi vrau të gjithë 5 sulmuesit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një prononcim për mediat, policia konfirmoi se 5 mysafirë të hotelit ishin vrarë nga militantët që sulmuan një hotel, që ndodhet afër pallatit presidencial.

“Trupat tona të guximshme kanë shpëtuar mbi 80 njerëz që ishin brenda kur ndodhi sulmi. Sulmi është kryer nga 5 terroristë”, njoftoi policia e Somalisë.

Grupi militant Al-Shabaab përmes radios së saj propagandistike Andalus mori përgjegjësinë për sulmin.

Al-Shabaab ka bërë kërdi në Afrikën Lindore duke vrarë mijëra njerëz.

Në vitin 2017, militantët vranë rreth 580 persona në dy sulme me kamion-bomba në Mogadishu.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/somali-10-te-vrare-gjate-sulmit-ne-nje-hotel/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here