Home Edukim S’ka takim me VV-në, Veliu: Posti i presidentit i takon LDK-së

S’ka takim me VV-në, Veliu: Posti i presidentit i takon LDK-së

24 views
0
SHARE

Agim Veliu tha se nuk do të ketë takim gjatë së hënës me VV-në. 

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se nuk do të ketë takim gjatë së hënës me VV-në.

Sipas tij, është e tepërt që VV-së t’i takojë kryeministri dhe presidenti.

“Nuk do të ketë takim sot sepse jemi të zënë me aktivitetet e partisë. Por kurdo që Lëvizja Vetëvendosje thërret në takim ne jemi të gatshëm të takohemi”.

“Nuk po bisedohet për të lëshuar pe, por pozita e presidentit i takon LDK-së. Në këtë raport forcash që një parti të ketë edhe kryeministrin edhe presidentin”.

Ai thotë se janë duke u munduar që të gjendet një zgjidhje, por që sipas ti, ende nuk e kanë emrin e presidentit, raporton EO.

“Jemi duke biseduar që ta gjejmë një zgjidhje. LDK-ja duhet ta ketë të drejtën për kandidatin për president. Emrin nuk kemi sot, kur të vijë koha do ta bëjmë publik emrin”.

Për të enjten është caktuar seanca për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit, përderisa VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje se si do të duket kabineti qeveritar.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/ska-takim-me-vv-ne-veliu-posti-i-presidentit-i-takon-ldk-se/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here