Home Edukim Sizmiologu shqiptar: Mbi 550 tërmete e kanë goditur Shqipërinë

Sizmiologu shqiptar: Mbi 550 tërmete e kanë goditur Shqipërinë

24 views
0
SHARE

Olgert Gjuzi, specialist pranë IGJEUM tha për Ora News se deri tani janë regjistruar 550 tërmete.

Ai tha se janë duke monitoruar situaën.

“Deri tani ai është tërmeti më i fortë, ne po monitorojmë gjendjen. Deri tani janë 550 ngjarje sizmike, nga këto 67 janë të lokalizuara me magnituda të ndryshme.

Është shumë e vështirë të paralajmërosh që do to të ketë një goditje më të fortë. Ky tërmet është shoqëruar me para dhe pas lëkundje”.

I pyetur nëse do të ketë ripërsëritje të një tërmeti si ai i orës 3:54 të 26 nëntorit, Gjuzi tha:

“Ne po monitorojmë situatën nga trendi që shohim vazhdon aktiviteti dhe kjo është normale. Kur ka një seri pas goditjes kjo është një shenjë e mirë që energjia e akumuluar po çlirohet dhe derisa të vijë një gjendje ekuilibri do të shoqërohet me këto pas goditje”.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/sizmiologu-shqiptar-mbi-550-termete-e-kane-goditur-shqiperine/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here