Home Edukim Situatë e tensionuar – Franca, Gjermania dhe shtete tjera pezullojnë fluturimet në...

Situatë e tensionuar – Franca, Gjermania dhe shtete tjera pezullojnë fluturimet në Iran e Irak

10 views
0
SHARE
A picture taken on June 27 , 2019 shows Air France and Joon (Air-France low cost company) Aibus and Boeing parked on the tarmac of Roissy-Charles de Gaulle Airport, north of Paris. (Photo by JOEL SAGET / AFP) (Photo credit should read JOEL SAGET/AFP via Getty Images)

Franca, Gjermania, Taivani, Malajzia dhe Rusia kanë pezulluar të gjithë fluturimet në Iran dhe Irak, si dhe rreth këtyre dy territoreve.

“Air France” ka bërë të ditur se ka pezulluar të gjithë fluturimet në këtë hapësirë deri në njoftimin e rradhës.

Ky vendim ka të bëjë me situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme, dhe sulmet e Iranit ndaj dy bazave ushtarake në Irak.

Edhe “Lufthansa” gjermane ka bërë të ditur se ka ndaluar të gjitha fluturimet në Tehran dhe Erbil pas incidenteve të fundit.

Hapin e njëjtë me dy shtetet evropiane e ka ndërmarrë edhe Taivani, Singapori, Malajzia dhe Rusia.

Në ndërkohë, ani pse kanë kaluar disa orë që nga sulmet e Iranit mbi bazat e ushtrisë amerikane në Irak, nuk dihet saktë për numrin e viktimave apo nacionalitetin e tyre.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/situate-e-tensionuar-franca-gjermania-dhe-shtete-tjera-pezullojne-fluturimet-ne-iran-e-irak/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here