Home Edukim Siri, për gjashtë muaj janë vrarë 2.257 civilë

Siri, për gjashtë muaj janë vrarë 2.257 civilë

0 views
0
SHARE

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se në 186 masakra të kryera gjatë 6 muajve të këtij viti në Siri, shumica prej tyre nga regjimi i Bashar al Asadit dhe mbështetësit e tij, kanë humbur jetën 2.257 civilë, gjysma e të cilëve janë gra dhe fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR ka publikuar raportin për periudhën janar-qershor të vitit 2018, në lidhje me sulmet të cilat i klasifikon si masakra ku vriten të paktën 5 persona.

Gjatë kësaj periudhe, sipas raportit, në 186 masakra të kryera nga regjimi i Asadit, Rusia, organizata terroriste YPG/PKK, grupet e koalicionit kundër DEASH-it dhe palët tjera, kanë humbur jetën gjithsej 2.257 civilë, nga të cilët 660 fëmijë dhe 479 gra.

Në raportin e SNHR-së thuhet se në 6 muajt e parë të këtij viti, forcat e regjimit në Siri kanë kryer 122 masakra, Rusia 24, YPG/PKK 3, forcat e koalicionit 15, ndërsa palët tjera 22.

Sipas raportit gjatë periudhës 6 mujore, forcat e regjimit kanë shkaktuar vdekjen e 1.502 civilëve, YPG/PKK 28, forcat e koalicionit ndërkombëtar 199 dhe palët tjera 237 civilë.

Në raport bëhet thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe kërkohet që përgjegjësit e masakrave të nxirren para drejtësisë.

SHARE
Previous articleKëto lutje thuaji kudo që shkon
Next articleVdes Is’hak Ferhani, dijetari që la pas gjurmë të pashlyera
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here