Home Edukim Siri, 8 të vdekur në sulmet ajrore në Idlib

Siri, 8 të vdekur në sulmet ajrore në Idlib

27 views
0
SHARE

ë paktën tetë civilë janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur në sulmet e kryera nga regjimi sirian i Bashar al-Asadit në zonat e banuara të Idlib mëngjesin e sotëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Aeroplanët e regjimit të Asadit bombarduan fshatrat Maarratunnuman, Serakib, Han es Subul, Bidama, Marsimse, Reyyan, Marsurin, Sirman dhe Katra, të cilat shtrihen në zonën e deeskalimit në Idlib.

Zyrtarët e Mbrojtjes Civile në Idlib thonë se të paktën tetë civilë janë vrarë në sulme.

Në Idlib, sipas opozitës siriane, jetojnë rreth katër milion njerëz dhe njerëz të zhvendosur brenda vendit, të cilët janë në shënjestër të sulmeve të vazhdueshme të regjimit.

Me ndërmjetësimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit gjatë bisedimeve të majit të vitit 2017 në Astana, Idlibi u shpall zonë e deesklaimit të konfliktit. Ndërkaq, një marrëveshje armëpushimi shtesë u arrit në Soçi më 17 shtator 2018 në Idlib.

Sipas marrëveshjes, forcat e opozitës tërhoqën armatimin e rëndë nga rajoni në tetor, kurse forcat besnike ndaj regjimit të Asadit nuk ndaluan sulmet artilerike dhe ajrore në rajon.

Që prej nënshkrimit të marrëveshjes, të paktën 1.300 civilë janë vrarë në sulmet e forcave të regjimit të Asadit dhe aleatëve të tij në Idlib, dhe më shumë se një milion njerëz janë shpërngulur gjatë vitit të kaluar.

http://mesazhi.com/siri-8-te-vdekur-ne-sulmet-ajrore-ne-idlib/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here