Home Edukim Siri, 3.364 civilë të vrarë në vitin 2019

Siri, 3.364 civilë të vrarë në vitin 2019

11 views
0
SHARE

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se në vitin 2019 në Siri janë vrarë gjithsej 3.364 civilë, prej të cilëve 842 fëmijë dhe 747 gra, shumica nga sulmet e regjimit të Bashar al-Assadit dhe mbështetësit të tij Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shifrat u bënë të ditura në raportin e fundit që SNHR e ka përgatitur për AA.

Sipas raportit, regjimi i përbërë nga ushtria e Asadit dhe grupet terroriste të huaja të mbështetura nga Irani, kanë vrarë 1.497 civilë, prej të cilëve 371 fëmijë dhe 333 gra.

Ndërkohë, Rusia në të njëjtën periudhë ka vrarë 452 civilë, prej të cilëve 112 fëmijë dhe 119 gra.

Kështu, këtë vit, vetëm nga forcat e regjimit dhe Rusisë janë vrarë 1.949 civilë.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/siri-3-364-civile-te-vrare-ne-vitin-2019/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here