Home Edukim Sidney pushtohet nga tymi/ Shkak djegia e pyjeve, nivel i lartë rrezikshmërie

Sidney pushtohet nga tymi/ Shkak djegia e pyjeve, nivel i lartë rrezikshmërie

17 views
0
SHARE

Sidnej, një prej qyteteve më të rëndësishme të Australisë, po mbytet nga tymi. 

Zjarret pyjore pranë tij kanë bërë që cilësia e ajrit të konsiderohet sot 11 herë më e lartë sesa niveli i rrezikshmërisë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për një kombinimin potencialisht vdekjeprurës të temperaturave të larta dhe erërave të fuqishme. 

Në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërtesat janë evakuar me të dëgjuar alarmi për zjarr. Dukshmëria është aq e ulët sa praktikisht, pjesa e limanit duket si e mbuluar nga mjegulla dhe tragetet nuk po lëvizin. Fëmijët janë mbajtur brenda në shkolla në oraret e pushimet, ndërsa është e zakontë tashmë të shohësh njerëz që lëvizin nëpër rrugë me maska në fytyrë. Edhe pamjet e Opera House, Harbour Bridge dhe plazhit Bondi Beach të mbuluar nga tymi u përhapën shpejt nëpër rrjetet sociale si për të dëshmuar më qartë përmasat e krizës. 

Zytrarët vendas thonë se kjo është ndoshta situata më e keqe e ajrit që është parë në qytet që prej stuhisë së rërës në vitin 2009. Ajo konsiderohet e paprecendet dhe përbën një rrezik sipas tyre, për shëndetin e popullatës./tch

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/sidney-pushtohet-nga-tymi-shkak-djegia-e-pyjeve-nivel-i-larte-rrezikshmerie/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here