Home Education Shtetet islame shpallin Jerusalemin kryeqytet të Palestinës

Shtetet islame shpallin Jerusalemin kryeqytet të Palestinës

27
0
SHARE

“Ne e shpallim Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të Palestinës dhe i ftojmë të gjitha shtetet ta njohin shtetin palestinez dhe Jerusalemin si kryeqytet të tij nën okupim”, thuhet në deklaratë

Shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI), përmes deklaratës së Samitit të jashtëzakonshëm të organizuar në Stamboll pas njohjes së Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit nga ana e qeverisë amerikane, shpallën Jerusalemin si kryeqytet të Palestinës, duke i ftuar të gjitha shtetet që ta njohin shtetin e Palestinës dhe Kudsin Lindor si kryeqytet të tij të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbretërit dhe krerët e shteteve dhe qeverive të OBI-t u mblodhën sot në Stamboll me ftesë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për ta njohur Kudsin si kryeqytet të forcës okupatore Izraelit, për t’i vlerësuar zhvillimet pas këtij vendimi dhe efektet e tij te umeti islam.

Abbas: Nuk do të lejojmë që SHBA të marrë pjesë në procesin e paqes

Kudsi, çështje e pazgjidhur prej një shekulli

Ruhani: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të mbrojtur Kudsi

“OBI të gjejë rrugën për t’i dhënë fund pushtimit izraelit”

Deklarata e Samitit vendimin e njëanshëm të presidentit amerikan e cilëson si të paligjshme, duke e kundërshtuar dhe dënuar atë.

“Ne e konsiderojmë atë si një sulm ndaj vlerave historike, ligjore, natyrore dhe kombëtare të popullit palestinez, sabotim i qëllimshëm i të gjitha përpjekjeve për paqe, shtytës i ekstremizmit dhe terrorizmit dhe kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Deklarata i bën thirrje të gjitha shteteve anëtare t’i japin prioritet çështjes palestineze në takimet e tyre ditore dhe axhendën e politikës së jashtme.

Shtetet anëtare kanë theksuar rëndësinë e Kudsit për muslimanët dhe të krishterët, duke konfirmuar përkushtimin për paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, e cila bazohet në krijimin e një shteti palestinez me kryeqytet Jerusalemin.

Sipas deklaratës, vendimi i SHBA-ve paraqet shkelje të rëndë ndaj të drejtës ndërkombëtare, veçanërisht Marrëveshjes së Katërt të Gjenevës, të gjitha rezolutave legjitime, rezolutave 478 (1980) dhe 2334 (2016) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe themeleve të procesit të paqes të cilat përcaktojnë statusin përfundimtar të Jerusalemit. “Këto marrëveshje dhe zotime të nënshkruara nga SHBA-të e detyrojnë atë të tërhiqet menjëherë nga deklarata e saj”, thuhet në deklaratën e OBI-t.

“Të gjitha pasojat që do të lindin nëse SHBA-të nuk tërhiqen nga deklarata e saj e paligjshme i bëjnë përgjegjëse SHBA-të”, theksojnë shtetet e OBI-t, duke shtuar se vendimin e qeverisë amerikane e konsiderojnë si largim të SHBA-ve nga roli i mbështetësve të paqes dhe nxitje së politikave të kolonializmit, aparteidit dhe spastrimit etnik të shtetit izraelit.

Shtetet e OBI-t në deklaratë e shpallin Kudsin Lindor si kryeqytet të Palestinës.

“Ne e shpallim Kudsin Lindor si kryeqytet të shtetit të Palestinës dhe i ftojmë të gjitha shtetet ta njohin shtetin palestinez dhe Jerusalemin si kryeqytet të tij nën okupim”, thuhet në deklaratë.

Deklarata po ashtu u bën thirrje të gjitha shteteve ta zbatojnë në tërësi rezolutën 478 të KS-OKB-së të vitit 1980, e cila shfuqizon njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, të mos mbështesin vendimin e SHBA-ve dhe të mos zhvendosin misionet e tyre diplomatike në Kuds.

Ajo poashtu fton KS-OKB-në t’i zbatojë përgjegjësite dhe të konfirmojë statusin ligjor të Kudsit, duke i dhënë fund okupimit izraelit dhe duke siguruar mbrojtje ndërkombëtare të popillit palestinez.

“Në rast se KS-OKB nuk mund të veprojë, jemi të gatshëm ta dërgojmë këtë shkelje në të rëndë në Asamblenë e Përgjithshme (AP) të OKB-së, në kuadër të rezolutës 377A për ‘unifikim për paqe’”, theksohet në deklaratë.

Deklarata ka dënuar sulmet izraelite në protestat paqësore, ndërsa po ashtu është shprehur përkushtim për të siguruar burime financiare të nevojshme për mbështetjen e popullit palestinez.

Mbështetje është theksuar edhe për aktivitetet e Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA). Deklarata fton vendet e OBI-t dhe organet e saj të sigurojnë çdo mbështetje ekonomike, sociale, teknike dhe financiare për popullin dhe shtetin palestinez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here