Home Edukim Shqipëria nuk gjen qetësi, shënohet një tjetër tërmet pas mesnate

Shqipëria nuk gjen qetësi, shënohet një tjetër tërmet pas mesnate

23 views
0
SHARE

Një tjetër lëkundje është shënuar pasmesnatës në Durrës.

Mbrëmë në orën 00:14 është shënuar një lëkundje me magnitudë 4.83 me epiqendër në fshatin Shetaj të Durrësit, pranë Kepit të Rodonit.Epiqendra e këtij tërmeti ishte 38 kilometra nga Tirana, ndërsa thellësia ishte 10 km.

Kujtojmë se më 26 Nëntor Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që i mori jetën 51 personave, ndërsa të plagosur mbetën qindra të tjerë.

Ky tërmet u pasua nga paslëkundje të shumta për ditë me radhë, megjithatë situata ditët e fundit ka qenë më e qetë, me lëkundje sizmike me magnitudë dhe frekuencë të ulët.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/shqiperia-nuk-gjen-qetesi-shenohet-nje-tjeter-termet-pas-mesnate/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here