Home Këshilla Shpirti mërzitet

Shpirti mërzitet

0 views
0
SHARE

Në të vërtetë, ai që e bën jetën sipas një programi të pandryshuar, mundet që shumë shpejt ta kaplojë pëlhura e monotonisë, ngase shpirti vetvetiu mërzitet dhe njeriut nga vetë natyra e tij, çdo gjë i bëhet banale nëse në jetë vazhdon të lundrojë pa kurrfarë ndryshimi. Prandaj Allahu ndryshoi kohërat dhe vendet, ngrënien dhe pijen dhe rreth krijesave bën natën e ditën, të lehtën e të vështirën, të zezën e të bardhën, të nxehtën e të ftohtën, hijen dhe vapën, të ëmblën
dhe të njelmtën.
“…kopshte të hardhisë, të mbjella (të larmishme), dhe hurma të degëzuara në shumë trupa dhe të padegëzuara”
(Kur’an 13:4). “…të ngjashme nga forma, e jo të ngjashme nga shija (Kur’an 6:131).
“Në këto ditë i ndërrojmë në mes njerëzve”
(Kur’an 3:130).
“…edhe nëpër kodra ka vija, të bardha e të kuqe, ngjyrash të ndryshme” (Kur’an 35:27).
Edhe Beni Israilët të cilët Allahu [xh.sh.] i begatoi me ushqimin më të mirë, u mërzitën prej të njëjtit ngase vashdimisht e hanin atë: “… ne s’mund të durojmë, (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë)” (Kur’an 2:61).
Me’muni lexonte herë ulur, herë në këmbë dhe herë duke ecur. Kur e pyetën për ndryshimin e pozitës gjatë leximit të tij, ai tha: shpirti mërzitet. “Ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë…”
(Kur’an 3:191). Ai që di si ta kryejë adhurimin dhe i njeh rregullat e tij, vëren larminë e obligimeve në Islam, duke filluar nga ato që kanë të bëjnë me brendinë, zemrën e njeriut, me fjalët, me punën dhe me pasurinë e tij. Këtu hyjnë: namazi, zekati, agjërimi, haxhxhi etj. Gjithashtu, edhe namazi në përbërjen e vet ndryshon dhe s’është i njejtë: qëndrimi në këmbë, ruku, sexhde dhe ulje. Pra, ai që dëshiron rehati, aktivitet dhe dhënie të pandërprerë, le të ndryshojë mënyrën e punës së tij, e studimit të tij dhe jetës së tij të përditshme. Për shembull, në lexim ndërroji lëndët, njëherë lexo Kur’anin famëlartë, pastaj tefsirin, hadithin, fikhun, historinë, kulturën e përgjithshme, dhe kështu e ndan kohën mes adhurimit dhe punëve të tjera të lejuara, si: vizita, pritja e mysafirëve, edukata fizike, piknikët, etj. Kështu do ta gjesh shpirtin të gatshëm për lëvizje të shkëlqyeshme, ngase ai i do larmitë dhe i mirëpret të rejat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here