Home Edukim SHBA sjell ekspertë për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti

SHBA sjell ekspertë për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti

18 views
0
SHARE

Ambasada e SHBA përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se qeveria amerikane vijon të mbeshtëse ndihmat në Shqipëri, pas tërmetit të 26 Nëntorit, i cili ishte me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Gjithashtu përmes njoftimit ambasada ka bërë të ditur se ka sjellë ekspertë fatkeqësish natyrore për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve. Me financimin e USAID, Kryqi i Kuq po shpërndan artikuj jetikë humanitarë, si batanije dhe paketa higjienike, në vendet e prekura më shumë nga tërmeti.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara po vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri. USAID po bashkëpunon me Kryqin e Kuq Shqiptar për të siguruar rezerva emergjence për njerëzit e prekur nga tërmeti. Me financim të USAID, Kryqi i Kuq po shpërndan artikuj jetikë humanitarë, si batanije dhe paketa higjenike, në vendet e prekura më shumë.

Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID ka sjellë gjithashtu edhe një ekspert farkeqësish natyrore në Shqipëri, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare”, thuhet në njoftim./Opinion.al/

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/shba-sjell-eksperte-per-vleresimin-e-demeve-nga-termeti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here