Home Edukim Serbia nuk ndalet, paralajmërohen tërheqje të reja të njohjes së pavarësisë së...

Serbia nuk ndalet, paralajmërohen tërheqje të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës

11 views
0
SHARE

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka vazhduar avazin e tij për tërheqjet e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar të martën se do të vazhdojë të luftojë për siç tha ai, ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Serbisë, ku përfshihet edhe Kosova.

Daçiq ka thënë për “Tanjug”, transmeton lajmi.net, se shteti i tij do të vazhdojë të punojë e luftojë për therjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shtete të ndryshme.

“Unë pres që më shumë shtete të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Daçiq, duke shtuar se Serbia do të vazhdojë të punojë për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ai po ashtu ka deklaruar se Serbia do të punojë shumë që të krijoj marrëdhënie edhe më të mira jo vetëm me Rusinë e Kinën por edhe me SHBA-të, Gjermaninë, Francën e Britaninë e Madhe.

:Përveç kësaj, do të punojë për të vendosur marrëdhënie më të mira me vendet më të rëndësishme të botës, jo vetëm me Rusinë dhe Kinën, por edhe me Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, me një politikë për të mbajtur marrëdhënie të mira me miq tradicionalë nëpër botë”, theksoi Daçiq, transmeton më tutje lajmi.net.

Sa i përket bashkëpunimit rajonal, Daçiq theksoi se është e rëndësishme, që siç tha ai, që të gjithë në rajon të besojnë se jemi më të fortë dhe se mund të arrijmë shumë më tepër nëse kërkojmë interesa të përbashkëta.

“Sigurisht që ne nuk do të biem dakord për gjithçka, por duhet të shikojmë të ardhmen dhe interesin e përbashkët”, deklaroi Daçiq.

I pyetur se cilat janë perspektivat në luftën për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, Daçiq u shpreh i bindur që do të ketë më shumë tërheqje.

“Është e rëndësishme që tërheqja e njohjes të ndryshojë qëndrimin e Serbisë. Kur u futëm në këtë proces, 113 vende njohën Kosovën. Sot, 93 shtete e njohin Kosovën, ndërsa shumica në OKB përbëhet prej 97 shteteve”, tha Daçiq, transmeton më tutje lajmi.net.

Ai theksoi se Kosovën nuk e njohin më shumë se 95 vende dhe se pesë vende të tjera siç tha ai, janë në mëdyshje për vendimin e tyre dhe në këtë mënyrë sipas Daçiqit, Kosova nuk ka shumicë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Daçiq nuk ka treguar se cilat janë vendet që do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, por që është shprehur shumë i sigurt se edhe gjatë vitit 2020 do të ketë tërheqje të reja.

http://mesazhi.com/serbia-nuk-ndalet-paralajmerohen-terheqje-te-reja-te-njohjes-se-pavaresise-se-kosoves/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here